Kompania ajrore britanike merr gjobë për shkelje të dhënash

Written by on 09/07/2019

Kompania ajrore britanike merr gjobë për shkelje të dhënash

Kompania ajrore “British Airways” ka marrë një gjobë 230 milion dollarëshe, pasi ka rrezikuar të dhënat personale të klientëve të saj, një vit më parë. Zyra e komisionerit të informacionit në Britaninë e Madhe ka thënë se siguria e dobët ka lejuar që të dhënat të devijohen nga faqja zyrtare e kompanisë. Kompania ka reaguar duke theksuar se nuk është gjetur asnjë dëshmi e mashtrimi. Megjithatë, British Airways do të ketë më shumë se 20 ditë kohë për të apeluar vendimin.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist