Kina optimiste per epoken e re te te dhenave 5G
Written by rt on 12/02/2019
Kina optimiste per epoken e re te te dhenave 5G
Kompanite e medha te telekomunikacionit ne Kine, po pergatiten per epoken e
gjenerates se peste, nderkohe qe pritet te prezantojne terminale te te dhenave 5G dhe
telefona te rinj. Huawei dhe ZTE pritet te kryesojne ne prezantimin e sistemeve 5G.
Presidentet e ketyre kompanive jane optimiste mbi perspektiven e prezantimit te rrjetit
5G, pas informacioneve se 136 kompani telefonike nga 66 vende te ndryshme kane
nisur te zhvillojne qendra te testimit. Sipas analisteve, ekonomia 5G pritet te gjeneroje
prodhime direkte dhe indirekte prej 71.3 miliarde dhe 176.8 miliarde dollare ne vitin
2020, kur teknologjia te kthehet ne perdorim tregtar. Deri ne vitin 2030, prodhimi
direkt dhe indirekt i ekonomise 5G do te arrije ne 928 miliarde dhe 1.6 trilione
dollare, me nje rritje mesatare prej 28 dhe 24% ne menyre respektive.