Kaos në aeroportin e Kabulit/ Avioni holandez largohet pa asnjë pasagjer!

Written by on 19/08/2021

Një aeroplan ushtarak i dërguar në Kabul nga Holanda për të evakuuar qytetarët holandezë të ndodhur atje u detyrua të ngrihej pa asnjë pasagjer në bord mes skenave kaotike në aeroport. Avioni kishte qenë në tokë për gjysmë ore para se të nisej pa asnjë pasagjer.

“Holanda dhe aleatët e saj po punojnë shumë për të organizuar fluturime shtesë evakuimi. Informacioni i ri do të jepet sapo ministria të jetë në gjendje të konfirmojë përmbajtjen e tij“, sipas ministrit të jashtëm holandez.

Aeroplani fillestar i dërguar nga Holanda të hënën për të evakuuar njerëzit nga Afganistani nuk ishte në gjendje të ulej në Kabul dhe duhej të kthehej për shkak të skenave të rrezikshme që u shfaqën në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist