Jugu i vendit, pjese e projekteve te rendesishme per zhvillimin e turizmit
Written by rt on 20/06/2018
Per te rritur interesin e turisteve te huaj, por edhe per te kenaqur sa me shume pritshmerite e vizitoreve shqiptare nga treva te tjera, Qeveria shqiptare ka nisur projektin e zhvillimit te integruar urban dhe korridoreve turistike qe do te krijojne paketa te plota. Berati, Gjirokastra, Permeti dhe Saranda jane pjese e projektit te zhvillimit te paketave turistike per jugun e vendit dhe qe shihet si nje prej projekteve me te rendesishme per ekonomine dhe turizmin ne vend. Krahas nderhyrjeve per rehabilitimin urban ne keto qytete, parashikohet edhe zbatimi i nje pakete investimi prej 500 mije eurosh qe ka per qellim krijimin 10 pikave panoramike pergjate korridorit te jugut. Ne kete rajon kaq te pasur ne monumente natyrore, trashegimi kulturore, art, kulture dhe tradita do te identifikohen dhe zhvillohen 20 produkte turistike qe me pas do te marketohen brenda dhe jashte vendit.