Jetoni dhe punoni lehtësisht në Abu Dhabi falë strategjisë së re që vendi po ndjek!

Written by on 26/11/2020

Abu Dhabi ka njoftuar krijimin e një lloji të ri license për të lejuar profesionistë të pavarur të jetojnë në Emirate për një periudhë afatgjatë. Punëtorët e pavarur duhet të kenë prova të punës së tyre në një nga 48 kategoritë, të cilat variojnë nga dizajni i modës deri tek zhvillimi në internet, turizmi, arti figurativ, marketing dhe këshillim. Për t’u regjistruar për një leje, profesionistët e pavarur mund të krijojnë një llogari në Qendrën e Biznesit Abu Dhabi dhe të aplikojnë për licencë. Kjo lëvizje e re u jep mundësi vendeve të reja të punës, talenteve, inovacionit dhe mbështet ekonominë lokale për të arritur diversifikimin në vend. Leja e re nuk kërkon domosdoshmërisht që punonjësi të shkojë në zyrë, që do të thotë se edhe puna në distancë është e lejuar.


Current track

Title

Artist