Festohet sot “Dita e Falenderimeve”, restorantet në SHBA ofrojnë pako me ushqime tradicionale
Written by rt on 26/11/2020
Duke qenë se qendrimi në restorantet e SHBA-së është i ndaluar, këto sipërmarrje kanë menduar për një strategji të re. Sot, në festën e njohur të “Ditës së Falenderimeve”, shumë biznese kanë filluar të ofrojnë pako me ushqime tradicionale të cilët klientët kanë filluar t’i marrin me vete. Qytetarët mendojnë se një veprimtari e tillë është diçka që i ndihmon ata, si dhe i lejon të festojnë disi festën tradicionale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.