Bëhuni gati të eksploroni parkun nënujor më përrallor që ka parë bota!

Written by on 26/11/2020

Një park i ri nënujor po vjen në Miami Beach. I quajtur “ReefLine”, ai do të funksionojë si një aset artificial për të mbrojtur dhe ruajtur jetën detare të Miamit, ndërsa u shërben zhytësve si një shteg unik nënujor. Pjesa e parë e parkut mendohet se do të bëhet realitet në dhjetor të 2021, pranë vijës bregdetare të  Miami Beach. Projekti u ideua nga drejtori artistik dhe kuratori me qendër në Miami, Ximena Caminos. Në qendër, parku nënujor do të ketë një skulpturë të veçantë në formë shkalle që do të realizohet në bashkëpunim me biologë detarë, studiues, arkitektë dhe inxhinierë bregdetarë.


Current track

Title

Artist