Japonia në festë, prêt emërimin e perandorit të ri
Written by rt on 30/04/2019
Sot, perandori aktual i Japonisë, do të jetë i pari perandor që tërhiqet në më shumë se dy shekuj. Djali i tij, trashëgimtari Naruhito do të emërohet të mërkurën perandori i ri vendit. Është fillimi i një epoke të re në Japoni, që quhet Reiwa (Reia) e cila do të shfaqet në monedha, gazeta, patenta shoferi dhe dokumente zyrtare. Vendi po përgatitet të celebroj një festë 10-ditore dhe shumë shërbime bazike mund të mos funksionojnë. Bankat do të mbyllen gjatë kësaj periudhe dhe qeveria thotë se “ata që planifikojnë të tërheqin shuma të mëdha parash gjatë festës këshillohen që ta bëjnë këtë përpara”. Ekziston edhe një kontekst interesant për këtë abdikim: ajo po çon në debatin për të ardhmen e familjes mbretërore dhe në veçanti për rregullin që gratë nuk mund të bëhen perandore.