Ja ku po prodhohet kafja më e shtrenjtë në botë!
Written by rt on 18/05/2019
Kafja më e shtrenjtë në botë po prodhohet në një kafene në Kaliforni. Një filxhan i përzierjes ekskluzive “Elida Natyral Geisha 803”, në degët e saj në Kaliforninë Jugore dhe San Francisko, do të kushtojë rreth 75 dollarë. Rekordi i vlerës 803 dollarë për kilogramë, I ka dhënë këtij lloji të kafes , çmimin e parë në konkursin e Panamasë. Kafe “Klatch”, ka siguruar 4.5 kilogram të llojit të kafesë , dhe është zinxhiri i vetëm në Amerikë që e posedon atë. Kafeja e veçantë ka shije lulesh, çaji , me nota jasemini dhe manaferrash.