Ja cila bashki është zgjedhur nga Bashkimi Europian për të qenë pjesë e “Zbulimit të atraksioneve turistike”!

Written by on 09/12/2019

Një nga përfitueset e projektit ndërkufitar” Zbulimi i atraksioneve turistike” që do të zbatohet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të jetë bashkia e Klosit. Projekti ka për qëllim zbulimin  e atraksioneve turistike në dy vendet fqinje, duke bërë të mundur zhvillimin e turizmit dhe ruajtje  e trashëgimisë kulturore. Në bashkinë e Klosit do të investohet në ndërtimin e muzeut etnografik, përmirësimin e infrastrukturës si dhe mbështetjen e promovimit të produkteve lokale. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian, në kuadër të programit ndërkufitar 2014-2020 midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist