Izrael/ Rriten shanset për mbylljen e aeroportit dhe arsyeja është kjo!

Written by on 02/07/2021

Ministria Izraelite e Shëndetësisë ka njoftuar se shanset që të mbyllet aeroporti qendror janë të mëdha, pasi infeksionet me Covid-19 po rriten çdo ditë e më shumë. Bëhet fjalë për aeroportin  “Ben Gurion” në Tel Aviv i cili mund të bllokohet nëse infeksionet vazhdojnë me këtë ritëm.

Në Izrael vijon fushata masive e vaksinimit për të rinjtë, por situata aktuale mund të rikthejë disa nga kufizimet e mëparshme. Gjithsesi deri më tani, nuk ka asnjë vendim zyrtar./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist