Italia ndalon kategorikisht udhëtarët nga këto 3 vende!

Written by on 31/05/2021

Italia zgjati të dielën ndalimin e hyrjes për njerëzit nga India, Bangladeshi dhe Sri Lanka, si një masë e vazhdueshme kundër variantit indian të koronavirusit. Ndalimi i cili nuk vlen për qytetarët italianë, u fut në fund të prillit dhe pritej të skadonte të dielën. Ai u zgjat deri në 21 qershor, sipas zëdhënësit të Ministrit Italian të Shëndetësisë Roberto Speranza.

Varianti indian i koronavirusit u zbulua për herë të parë në Indi vitin e kaluar dhe është fajësuar për pjesën më të madhe të një vale shkatërruese COVID-19 që ka goditur kombet e Azisë Jugore në javët e fundit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist