Egjipti vë bast se do t’i tërheqë turistët me gjetjet antike
Written by Radio Travel on 31/05/2021
Teksa disa vende evropiane rihapen për turistët ndërkombëtarë, Egjipti është përpjekur për muaj me radhë t’i tërheqë ata në vendet e tij arkeologjike dhe muzetë. Zyrtarët vënë bast se zbulimet e reja antike do ta veçojnë atë në tregun e turizmit. Sipas tyre, vendi ka nevojë për vizitorë që të kthehen në fuqi për të injektuar para në industrinë e turizmit, si shtyllë kryesore e ekonomisë.Gjithsesi, sikurse shumica e vendeve edhe Egjipti po vazhdon të luftojë me koronavirusin dhe vaksinimin e qytetarëve.
Deri më tani Egjipti ka marrë vetëm 5 milionë vaksina për popullsinë e tij prej 100 milionë njerëzish./radiotravel.al