Italia fillon të “marrë frymë”, qeveria zbut masat në 5 rajone!

Written by on 14/12/2020

Prej ditës së dielë, qeveria italiane vendosi të ulë nivelet e rrezikut nga koronavirus-i në pesë rajone. Katër rajonet si Bazilikata, Kalabria, Lombardia dhe Piemonte do të zbresin nga niveli portokalli në atë të verdhë, ndërsa rajoni i Abrucos, që ishte në zonën e kuqe, do të ulet në atë portokalli. Ndonëse Italia vendosi të hedhë një hap prapa lidhur me kufizimet prej pandemisë, ekspertët kanë paralajmëruar qytetarët që të ruajnë distancimin social dhe të shmangin grumbullimet për festat e fundvitit.


Current track

Title

Artist