Xhamajka kërkon pesë milionë vizitorë deri në vitin 2025!

Written by on 14/12/2020

Ministri i Turizmit në Xhamajkë, Edmund Bartlett  ka përshkruar planet për rritjen e jashtëzakonshme të këtij sektori, para se të goditej nga Covid-19. Ministri përshkroi një plan të ri pesë-vjeçar për të arritur pesë milion vizitorë, 5 miliardë dollarë fitime dhe punësim të 200.000 xhamajkanëve në sektorin e turizmit. Xhamajka mirëpriti gati katër milionë vizitorë në 2019, por shifra mund të bjerë deri në një milion këtë vit. “Shpresa për të gjithë ne qëndron tek udhëtimet dhe turizmi. Ne do të rikthejmë ekonominë e Xhamajkës, duhet t’i japim botës shpresë. Për sa kohë që njerëzit udhëtojnë, ata prodhojnë dhe konsumojnë”, u shpreh Barlett.


Current track

Title

Artist