Ishujt Baleare, fushatë në mbrojtjen e ujit
Written by rt on 02/07/2019
Qeveria e ishujve Baleare ka nisur një fushatë që synon të theksojë rëndësinë e kursimit të ujit në arkipelag. Të fokusuara në Mallorca, Menorca dhe Ibiza, masat e reja do të inkurajojnë banorët dhe vizitorët ta mendojnë dy herë shpërdorimin e ujit. Pavarësisht pasurive të burimeve natyrore që tërheqin mijëra turistë çdo vit, konsumi i ujit në ishujt spanjollë nuk është i qëndrueshëm për një kohë të gjatë. Fushata “këto ishuj kanë shumë gjëra por pak ujë”, është shfaqur në katër gjuhë për të rritur ndërgjegjësimin për elementin numër një të jetës.