Informalizimi, problemi kyc i sektorit turistik!

Written by on 23/10/2018

Informalizimi mbetet nje prej problematikave krysore te sektorit turistik ne vend. Te pakten 70 per qind e bizneseve qe operojne ne sektorin turistik dhe te pyetura nga Keshilli i Investimeve konfirmuan se konkurrohen nga aktiviteti informal. Te dhenat paraprake te nje anketimi  tregojne se modeli i biznesit dhe informaliteti ka specifika sipas destinacioneve. Keshtu ndersa ne nivel kombetar 70 per qind shprehen se konkurrohen nga informalet, ne bregdet perqindja e atyre qe kane konfirmuar kete ulet ne 68 per qind. Bizneset ne sektorin e turizmit ne zonat me orientim kulturor dhe historik ne 90 per qind te rasteve jane shprehur se konkurrohen nga te tjeret informale. Biznesi ka nenvizuar se informaliteti me i madh nuk vjen nga hotelet e formalizuara, por nga apartamentet apo vilat e pashitura te cilat se fundi po jepen me qira per vizitoret e huaj dhe kane nxitur konkurrencen e pandershme. Formalizmi i sektorit sipas tyre mbetet kompleks, dhe duhet te konsideroje jo vetem pjesen fiskale por edhe aspektet qe lidhen me oferten turistike, zgjatjen e sezonalitetit te sektorit dhe rritjen e shpenzimeve mesatare te vizitore te huaj ne Shqiperi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist