Inagurohet statuja e qenit e gjitha në flori. Është raca e preferuar e presidentit!
Written by rt on 13/11/2020
Një statujë e gjatë 15 metra dhe e lyer në flori 24 karat për qenin e racës Alabani është vendosur në kryeqytetin e Ashgabat. Qentë në shtetin e Turkmenistanit konsiderohen si kafshë me dinjitet dhe me vetëbesim. Nisma u ndërmor nga presidenti i Turkmenistanit, i cili përmes statujës ka zbuluar edhe racën e qenit të tij të preferuar. Madje në vitin 2017, ai i dhuroi presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, një qen Alabai në shenjë mirënjohjeje. Pavarësisht nga madhështia e statujës, shumica e popullsisë së Turkmenistanit është e varfër. Vendi renditet si një nga më pak të lirët në botë nga organizata e lirisë së shtypit RSF, vetëm një vend mbi Korenë e Veriut.