Zbulohet data dhe emri i këngëtarit që do të çelë Super Bowl 2021

Written by on 13/11/2020

Super Bowl do të zhvillohet më 7 Shkurt 2021, në Tampa, Florida dhe është eventi më i ndjekur televiziv në Shtetet e Bashkuara. Këngëtari kanadez i “The Weeknd” do të interpretojë në të gjithë pjesën e parë të shfaqjes së Super Bowl 2021. Lajmi u bë me dije nga artisti, por edhe nga organizatorët e eventit. Këtë vit ishin artistet Jennifer Lopez dhe Shakira që performuan në pjesën e parë të spektaklit që u ndoq nga miliona njerëz në mbarë botën. Super Bowl është kampionati vjetor i Ligës Kombëtare të Futbollit, organizimi dhe kostoja e së cilës kap shifra marramendëse.


Current track

Title

Artist

Background