Inagurohet pika e re kufitare Shqipëri-Mal i Zi

Written by on 04/08/2021

Është inaguruar pika e re e përbashkët e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Të pranishëm në takim ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe delegacioni i qeverisë shqiptare, ndërsa nga pala malazeze, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic dhe delegacioni i qeverisë malazeze. Hapja e pikës së re kufitare do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe turistike midis dy vendeve.

Gjithashtu do të shkurtojë ndjeshëm distancën midis trevave kryesore ku jetojnë shqiptarët e Malit të Zi,si për shembull distanca e Komunës së Tuzit, Plavës e Gucisë, të cilat nga 270 km reduktohen në 90 km./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist