Hapet sezoni turistik ne Vlore, investimet me te rendesishme ne kete qytet!

Written by on 06/06/2018

Investimet ne fushen e turizmit dhe infrastruktures po rriten gjithnje e me teper, ku se shpejti do te filloje faza tjeter e investimeve per “lungomaren” ne qytetin e Vlores. Ishte kryeministri i vendit i cili gjate hapjes se sezonit turistik ne kete qytet theksoi se faza tjeter e punimeve per Lungomaren do te filloje se shpejti me pjesen jugore te aksit.Rama tha se dhe pjesa e qarkullimit rrugor tashme eshte zgjidhur. Nderkohe me tutje do te vijojne projektet per transformimin e aksit qe kalon nga fundi i “Lungomares” drejt Radhimes, Orikumit, pastaj rruga e re Orikum-Llogara, bashke me projektin e tunelit te Llogarase, qe do te  promovoje e bregdetit te Jales e Dhermiut. Nga ana tjeter, po ne muajt ne vijim do te nis puna per te fuqizuar zonen ku kalon lumi i Vlores dhe ku do forcohet hap pas hapi agroturizem. Edhe Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, ne hapjen e sezonit turistik ne qytetin e Vlores, theksoi se numri i turisteve nga viti ne vit eshte edhe me i larte.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist