Greqia zgjat kufizimet e udhëtimit edhe për dy javë të tjera

Written by on 15/11/2021

Autoriteti Helen i Aviacionit Civil ka zgjatur kufizimet aktuale për udhëtimet drejt Greqisë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane për dy javë të tjera, deri më 26 nëntor. Kjo do të thotë se të drejtën për të hyrë e kanë udhëtarët për të cilat autoritetet greke kanë hequr ndalimin e hyrjes.

Pjesë e kësaj liste është edhe Shqipëria. Të gjithë udhëtarët për në Greqi, pavarësisht nga kombësia duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF, të paraqesin provën e vaksinimit, dëshminë e shërimit apo rezultatin negativ të PCR-së./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist