Greqia zbulon planin turistik që ka për Mykonos dhe Santorinin

Written by on 16/11/2021

Ministria greke e Turizmit po përgatit një studim të posaçëm që synon të arrijë praktika më të qëndrueshme turistike për dy “markat shtëpiake” të turizmit të vendit: Mykonos dhe Santorini. Në një intervistë për gazetën greke VIMA ministri i Turizmit Vassilis Kikilias tha se studimi ndjek synimin e qeverisë për të transformuar Greqinë në një destinacion të qëndrueshëm turistik.

“Ky studim do të përshkruajë situatën aktuale në të dy ishujt përsa i përket flukseve turistike hyrëse, produktit turistik të ofruar dhe infrastrukturës së tyre, me synimin për t’i shndërruar ato nga ishuj të mbipopulluar në modele të zhvillimit të qëndrueshëm”, u shpreh ministri./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist