Greqia shtyn edhe me një javë “çeljen” e fluturimeve ajrore

Written by on 10/07/2021

Autoritetet e Greqisë kanë vendosur edhe një herë të zgjasin kufizimet e vendosura kundër fluturimeve ndërkombëtare në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19 dhe varianteve të tij. Pezullimi i fluturimeve do të jetë efektiv deri më 15 korrik.

Nga kjo masë përjashtohen shtetasit e vendeve të BE-së, zonës Shengen dhe vendet që kohët e fundit kanë regjistruar nivele të ulëta të infeksionit. Tek kjo listë bën pjesë edhe Shqipëria./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist