Greqi-Izrael, marrëveshje turizmi në mes të pandemisë!

Written by on 09/02/2021

Izraeli dhe Greqia kanë nënshkruar dje marrëveshjen e cila lejon turistët e vaksinuar të udhëtojnë lirshëm midis dy vendeve. Sipas marrëveshjes, udhëtarët që marrin vaksinën do të lejohen të udhëtojnë midis dy vendeve pa u futur në karantinë dhe nuk do të përballen me kufizime të tjera. Duke vënë në dukje se bashkëpunimi midis Izraelit dhe Greqisë po rritet në tregti, siguri dhe teknologji, gjatë një takimi zyrtar Ministrat e Turizmit në vendet respektive folën ndër të tjerash për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit mes dy vendeve dhe luftën kundër virusit.


Current track

Title

Artist