Gjermania paralajmëron mbyllje të kufijve me fqinjët!

Written by on 22/01/2021

Nëse përhapja e koronavirusit vazhdon me këto ritme, atëherë Gjermania mund të mbyllë kufijtë me fqinjët e saj. Shefi i stafit të kancelares gjermane, Helge Braun u shpreh se rregullat më të rrepta të hyrjes në Gjermani janë të pashmangshme. “Rreziku është që kur numri i të infektuarve në një vend të rritet, ky mutacion i virusit bëhet dominues dhe atëherë infeksioni nuk mund të kontrollohet më”, u shpreh ai.


Current track

Title

Artist