Gjermania ndryshon rregullat e udhëtimit për qytetarët shqiptarë

Written by on 03/08/2021

Qeveria gjermane ka ndryshuar kushtet e hyrjes në vend për të gjithë udhëtarët nga Shqipëria.  Ambasada gjermane në Tiranë përmes një statusi në Facebook iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të njihen me kushtet e reja. Për hyrjen në vend, pavarësisht mjetit të udhëtimit, duhet të paraqitet një test negativ, një dëshmi e shërimit apo e vaksinimit.

Të vaksinuarit plotësisht apo të shëruarit të cilët paraqesin një vërtetim përkatës në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ gjatë udhetimit me avion nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Prej datës 9 maj, Shqipëria nuk konsiderohet më nga Gjermania si një vend risku,  për këtë arsye karantina dhe regjistrimi digjital i udhëtimit nuk është më një kusht./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist