Gjermania heq 3 vende nga lista e kuqe, Shqipërinë ende jo!

Written by on 25/09/2021

Qeveria gjermane dhe instituti kërkimor përgjegjës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI), ka përditësuar listën e zonave me rrezik të lartë të infeksioneve COVID-19. Ato kanë hequr Japoninë, Senegalin dhe rajonin francez të Alpes-Côte d’Azur nga lista.

Vendimi hyn në fuqi të dielën, 26 shtator dhe do të thotë që udhëtarët nga këto tre vende  nuk do ti nënshtrohen më kërkesave të rrepta të hyrjes që zbatohen për mbërritjet nga vendet kategorizuar si me rrezik të lartë. Sa i takon Shqipërisë, vendi vazhdon të jetë ende në listën e kuqe./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist