Franca refuzon propozimin e Izraelit për një korridor udhëtimi
Written by Radio Travel on 17/03/2021
Franca ka refuzuar propozimin e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu për të filluar një korridor udhëtimi për të gjithë qytetarët e vaksinuar të të dy vendeve. “Deklaratat nga Benjamin Netanyahu janë vetëm të tijat,” tha qeveria Franceze në përgjigje të propozimit. Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Netanyahu shpjegoi se ai planifikon të prezantojë skemën e pasaportave për vendet e tjera, edhe nëse Franca refuzon të marrë pjesë në të.
Më parë në shkurt, Izraeli arriti një marrëveshje me Greqinë për të lejuar udhëtarët e vaksinuar të të dy vendeve të vizitojnë territorin e njëri-tjetrit pa u testuar ose kërkuar që të qëndrojnë të izoluar./radiotravel.al