Eurostar paraqet udhëzuesin e pasagjerëve të veçantë!
Written by rt on 16/05/2019
Kompania Eurostar ka paraqitur udhëzuesin virtual , për ti bërë pasagjerët me autizëm të kenë një udhëtim të qetë dhe pa stres. Linja e shpejtë hekurudhore që lidh Britaninë e Madhe me kontinentin europian, ka rishikuar shërbimet e saj për tu ardhur në ndihmë pasagjerëve të veçantë. Udhëzuesi është i krijuar për të pasqyruar informacione vizuale përpara udhëtimit. Drejtoresha e shërbimit ndaj klientit ka thënë se i gjithë angazhimi i kompanisë është i fokusuar në ofrimin e një përvoje të mirë udhëtimi , dhe udhëzuesi i ri jep informacione për ata që u duhet të presin gjatë udhëtimit dhe veçanërisht për pasagjerët autikë.