Emigrantët kthehen në atdhe për të festuar, fluks i lartë në kufij

Written by on 21/12/2020

Numri i shtetasve që hyjnë nga Greqia dhe Italia po rritet ndjeshëm për shkak të festave të fundvitit. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe të Portit të Durrësit është raportuar për një fluks të lartë. Për këtë arsye, siç bëhet e ditur nga autoriteti portual i Durrësit,  Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele në funksion. Ditën e djeshme me 3 tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, gati 3800 udhtarë hynë në vendin tonë. Nga ana tjetër, në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 552 persona.


Current track

Title

Artist