7 shtetet që kanë pezulluar fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar prej koronavirusit të ri

Written by on 21/12/2020

Pas zbulimit të rasteve me mutacionin e ri të koronavirusit, një sërë shtetesh evropiane kanë pezulluar udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar. Shpresat e miliona britanikëve që kufizimet në Covid-19 të lehtësohen gjatë periudhës së Krishtlindjes u zhdukën të shtunën pasi shkencëtarët paralajmëruan se një lloj i ri virusit po përhapet më shpejt se të tjerët. Kështu, Irlanda, Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria kanë marrë menjëherë masa, duke ndaluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, teksa të njëjtin vendim po e diskuton edhe Franca. Këto masa paraprake synojnë të kufizojnë rrezikun që mund të sjellin pasagjerët, në përhapjen e koronavirusit të ri në Evropë.


Current track

Title

Artist