Egjipti pengon shitjen e statujës së lashtë në Londër
Written by rt on 13/06/2019
Statuja mijëra vjeçare e Tutankhamunit, nuk mund të dalë në ankandin e parashikuar të korrikut sipas autoriteteve egjiptiane. Ata i kanë kërkuar shtëpisë së ankandave”Kristis”, në Londër që të provojë se statuja ka dalë nga vendi në mënyrë të ligjshme. Statuja e lashtë, kokë e një faraoni të ri , parashikohet të arrijë vlerën e 6 milion eurove në ankand.