Dy milionë turistë zgjedhin Egjiptin për pushime. E konsiderojnë vend të sigurt!

Written by on 29/06/2021

Numri i turistëve që vizituan Egjiptin në pesë muajt e parë të vitit 2021 arriti në dy million. Kjo është e barabartë me 400.000 turistë që vizitojnë Egjiptin në muaj dhe prandaj konsiderohet si një numër mbresëlënës duke marrë parasysh pasojat negative të pandemisë mbi udhëtimet dhe industrinë e turizmit.

Kjo gjithashtu përfaqëson 40 përqind të të ardhurave të fituara para përhapjes së pandemisë COVID-19, pasi 13 milion turistë vizituan Egjiptin në 2019. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se i gjithë stafi i turizmit në Egjipt është vaksinuar, duke e bërë kështu një destinacion të sigurt për turistët./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist