Duket se erdhi vjeshta. Si parashikohet moti në fundjavë?

Written by on 18/09/2021

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se tashmë jemi në stinën e vjeshtës dhe ajo që pritet tani është moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e shiut. Sipas njoftimit ditën e Shtunë parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.

Edhe për ditën e Diel moti parashikohet përsëri i paqëndrueshëm por me një përmirësim të lehtë.

Sipas informacionit të publikuar vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura por do të ketë edhe alternime kthjellimesh të herëpashershme të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve lokale dhe afatshkurtër.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist