Dubrovniku nder destinacionet me te preferuara per festa!
Written by rt on 21/12/2018
Dubrovniku eshte nje prej destinacioneve me te preferuara turistike te Ballkanit per festat e fundvitit. Sipas te dhenave te sistemit E-visitor, i cili ben regjistrimin dhe çregjistrimin e turisteve, vetem per diten e Krishtlindjeve numri i rezervimeve i kalon 2000 te tilla. Pjesa me e madhe e turisteve priten nga Bosnje – Hercegovina, Koreja, Kroacia, Britania e Madhe, SHBA, Japonia por edhe Shqiperia. Bordi i Turizmit ne Dubrovnik tha se edhe per festen e nderrimit te viteve, pritet nje performance ne rritje me 5% me shume e numrit te turisteve. Programi i larmishem i pushimeve, klima e mire ne dimer dhe bukuria e qytetit – te gjitha keto kane kontribuar ne rritjen e trafikut te turizmit ne qytetin e Dubrovnikut.