Dren Abazi: “ Publikun e Tiranes nuk e nderroj me asnje ne bote!”

Written by on 22/09/2018

 

Dren Abazi bashke me Zig Zag Orchestren rikthehet ne Tirane per nje koncert te radhes. Koncerti do te mbahet ne Amfiteatrin e Tiranes me 27 shtator. “Mbreti i nates” mban titullin koncerti i cili ne skene do ta nxjerre Dren Abazin bashke me repertorin e tij te mahnitshem.

I ftuar ne Radio Travel, kantautori Dren Abazi foli ne lidhje me kenget qe do te performohen ne kete koncert duke theksuar se nuk do te jene vetem kenget e albumit te fundit “Mesh Yjesh” por edhe te tjera nga albumi i pare dhe disa nga me te njohurat qe ka publikuar se bashku me bandin e tij Zig Zag Orchestra. “Do te jete nje band i madh qe do te performojme tek Amfiteatri ku vec nesh kemi thirrur edhe instrumentiste te tjere te njohur qe i kemi miq dhe kemi bashkepunuar si rasit i Keli Guga dhe banda e tij” – tha Dreni.

Kengetari i njohura nga Kosova per stilin e tij te vecante dhe kenget Jazz nderthurur me shpirt ballkanik tha se ndihet komod ne kete zhaner, e do muziken qe ben dhe nuk do te ndryshoje asnjehere drejtim. Gjithashtu Dreni na zbuloi se edhe pse ka performuar ne Kosove, Shkup e vende te tjera te botes si Paris e Brazil , publikun e Tiranes nuk e nderron per emocionet dhe dashurine qe i dhurojne.

Per te krijuar kenget e tij e frymezon gjithcka e bukur qe ndodh ne jeten e tij dite pas dite nderkohe i pyetur per muziken ne tregun shqiptar aktualisht ai tha se nuk ka asnje mendim dhe se jemi ne kohe kur muzika ne Shqiperi degjenerohet kur promovohen cdo dite kengetare pa vlere! “Edhe malli kinez shitet me shume ne te gjithe boten por eshte nje mall qe e perdor nje dite dhe diten tjeter del jashte perdorimit, por sdo te thote se pse shitet ne te gjithe boten eshte mall i mire, e njejta gje ndodh edhe me tregun muzikor ne Shqiperi”- tha Dreni.

Koncertin recital publiku mund ta ndjeke tek Amfiteatri i Liqenit Artificial me 27 shtator ora 20.00. Radio Travel eshte Media Partner i eventit!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist