Do të udhëtoni drejt Italisë?! Këto janë rregullat që duhet të dini.

Written by on 31/08/2021

Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D. Kjo do të thotë se duke nisur nga data 31 Gusht deri në 25 Tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë. Këtu rikujtojnë se shteti italian njeh vaksinat e miratuara nga EMA, si Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson. Gjithashtu, çdo qytetar duhet të paraqesë një test PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes si dhe formularin PLF.

Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali. Për të udhëtuar, nuk kërkohet një motiv për udhëtimin.

Radio Travel.al

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist