OBSH dhe Unicef / ‘’Shkollat duhet të jenë të hapura. Rrezikohet arsimi dhe shëndeti mendor I fëmijëve!’’

Written by on 31/08/2021

“Nuk mund të izolohen më fëmijët, vihet në rrezik arsimimi dhe shëndeti mendor i tyre”.

Ka qenë kjo kërkesa më e fundit që vjen nga drejtori i OBSH për Europën dhe UNICEF sipas The Guardian. Pandemia i ka shkaktuar katastrofën më të madhe arsimimit në historinë e saj, tha Hans Kluge ndaj është e domosdoshme që mësimi të vazhdojë pa ndërprerje.  Kjo është e rëndësishme për edukimin e fëmijëve, shëndetin mendor dhe zhvillimin e aftësive të tyre  sipas Kreut të OBSH për Europen, duke iu kërkuar qeverive të shteteve europiane  që ta kenë objektin kryesor të tyre.

Drejtuesit e organizatave botërore bëjnë thirrje që mësuesit dhe pjesa tjetër e stafit që punon nëpër institucione arsimore të jenë ndër grupet e para që do të përfshihet në programin e vaksinimit . Po ashtu edhe fëmijët mbi 12 vjeç  duhet të jenë të bëhen pjesë e imunizimit.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist