Ditet e festave zhvleresojne euron!
Written by rt on 28/11/2018
Monedha e perbashket europiane eshte zhvleresuar per kundrejt lekut duke arritur prane nivelit me te ulet te kembimit ne 11 vjet. Sipas kursit zyrtar te kembimit te Bankes se Shqiperise nje euro eshte kembyer me 0.16 pike me pak se nje dite me pare. Sipas aktoreve kryesor te tregut renia e euros reflekton parapergatitjet per festat. Shume biznese kane nxituar te mbyllin pagesat dje per shkak te diteve te shumta te pushimit ne saje te festave.Faktor tjeter eshte edhe qarkullimi i ulet i lekut ne ekonomi. Ekspertet e kembimit valutor shprehen se aktualisht tregu i valutes eshte i qete.