Dimri troket në Kukës, reshjet e para të borës zbardhin vendin!

Written by on 30/11/2020

Ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar reshjet e para të borës në zonat e larta malore,  në lartesitë 400 metra mbi nivelin e detit. Kjo ka bërë që bora e parë të bjerë në Kukës, Has e Tropojë duke shënuar zyrtarisht edhe fillimin e dimrit. Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ulin shpejtësinë me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore. Deri më tani, akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë qarkun Kukës.


Current track

Title

Artist