Di Caprio sërish thirrje ndjekësve të tij: Firmosni peticionin për mbrojtjen e lumit Vjosa!

Written by on 12/03/2021

“Vjosa është kurora e zemrës blu të Europës dhe njerëz nga e gjithë Shqipëria duan që ta mbrojnë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë që të krijojë Parkun Kombëtar të Vjosës, çka do e shndërronte atë në parkun e parë të një lumi të lirë në Europë”. Këto kanë qenë fjalët e aktorit të njohur Leonardo di Caprio në postimin e fundit.

Leonardo DiCaprio nuk "harron" Vjosën: Lajme të mira nga Shqipëria - Vizion  Plus

Ylli i Holliwood-it  dhe njëkohësisht një ambientalist i njohur i ka bërë thirrje miliona ndjekësve të tij në rrjetet sociale të firmosin peticionin për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. “ Lumenjtë dhe përrenjtë që derdhen në Vjosë janë habitati i mbi 1100 specieve të egra, shumë prej të cilave janë të kërcënuara”, thotë di Caprio ndër të tjerash. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist