Dhjetori shenon fluks turistesh te huaj ne vend!
Written by rt on 28/12/2018
Dhjetori ka shenuar nje fluks te larte te turisteve te huaj ne vendin tone te cilet do te kalojne festat e fundvitit ne qytete te ndryshme shqiptare. Pritet qe dhjetori te mbyllet me rreth 28 mije turiste te huaj nga vende te ndryshme, te organizuar ne grupe. Sipas INSTAT, numri i turisteve nga Europa Qendrore, veçanerisht Polonia ka rritjen me te larte. Autoritetet thone se faktori kryesor qe ka çuar ne rritjen e numrit te turisteve eshte pikerisht promovimi qe i eshte bere Shqiperise qofte ne panaire turistike nderkombetare po ashtu edhe nga media te huaja prestigjoze.