Dalin të dhënat/Sa pasagjerë kanë fluturuar deri më tani nga Aeroporti Nënë Tereza

Written by on 29/05/2021

Referuar të dhënave zyrtare rezulton se në 4 mujorin e parë të 2021 kanë fluturuar për/nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” 342.804 pasagjerë. Ndërkohë viti 2020, krahasuar me vitin paraardhës, pati ulje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve për shkak të pandemisë Covid-19. Në tabelën krahasuese realizuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil fluturimet charter përgjatë muajve Janar-Mars kanë rritje të dukshme në 2021, por në muajin prill këto fluturime kanë pësuar rënie me 69% krahasuar me vitin 2019.

 

Kjo, sepse në vitin 2019 fluturimet e para charter me turist të huaj nisën përgjatë muajit prill, ndërsa për vitin 2021 nisën në maj./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist