Çudit ishulli i Balit, ja si i dënon turistët që nuk mbajnë maskë
Written by rt on 25/01/2021
Të huajt që kapen duke mos mbajtur maska në ishullin turistik indonezian të Balit po i nënshtrohen një ndëshkimi të pazakontë. Ata janë të detyruar të bëjnë pompa, teksa imazhet e ndëshkimit të turistëve janë bërë virale në mediat sociale. Pamjet tregojnë se turistët me bluza dhe pantallona të shkurtra stërviten në nxehtësinë tropikale ndërsa zyrtarët e maskuar të sigurisë qëndrojnë mbi ta. Autoritetet e Balit e bënë të detyrueshme mbajtjen e maskës vitin e kaluar ndërsa Indonezia luftonte me një shpërthim të Covid-19. Gjoba për mos respektimin e rregullit është një shumë simbolike prej 6 eurosh.