Karantina në hotele do t’u kushtonte britanikëve një mal me para!

Written by on 25/01/2021

Udhëtarëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar mund t’u duhet të paguajnë mijëra paund për të kaluar karantinën në hotele, sipas planeve të reja të qeverisë. Boris Johnson është nën presion nga ministrat për të forcuar kontrollet kufitare dhe për të parandaluar hyrjen e varianteve të reja të Covid-19 në vend. Karantina në hotele dhe kufizimet e forta të kufirit mund të vënë nën kërcënim pushimet e verës. “Një veprim i tillë do të shkatërronte besimin për të rezervuar dhe do të çonte në një kolaps në të ardhurat për linjat ajrore, operatorët turistikë dhe shumë specialistë të tjerë të udhëtimit”, shprehet Paul Charles, CEO i Agjencisë së udhëtimeve.


Current track

Title

Artist