Të gjithë në Dardhë! Dyndje turistësh në fshatin turistik
Written by rt on 25/01/2021
Pandemia duket se nuk ka ndikuar aspak në fluksin e turistëve vendas drejt fshatit turistik të Dardhës. Reshjet e borës kanë bërë që shumë vizitorë t’i drejtohen këtij destinacioni për të shfrytëzuar sportin e skive, bukuritë natyrore të fshatit dhe gatimet tradicionale. Në rrugën e Dardhës, trashësia e borës varion nga 5 deri në 15 cm, prandaj autoritetet rekomandojnë përdorimin e zinxhirëve apo të gomave dimërore.