“Chelsea Flower Show”, një kopësht gjigand lulesh!
Written by rt on 23/05/2019
Qyteti britanik i Chelsea-t është shnderruar në një kopsht gjigand lulesh . Që prej të martës, në këtë qytet është hapur “Chelsea Flower Show”, ekspozita më prestigjioze e luleve në botë, e cila po tërheq me mijëra vizitorë çdo ditë. Këtë vit, kopshtet i bëjnë homazh fshatit në Yorkshire. Në këtë hapësirë të gjelbër ka një pyll të vogël të sjellë nga Princesha Kate Middleton, që siç thotë ajo është frymëzuar nga kujtimet e saj të fëmijërisë. Vetëm diten e parë të hapjes 150 mijë vetë e vizituan ekspozitën. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në fundjavë dhe numrat nuk do të jenë aspak zhgënjyes.