Biftek për 20 min në print 3D/ Teknologjia ‘kërcënon’ pamjaftueshmërinë ushqimore!

Written by on 26/08/2021

Qoftet e hamburgerit pa mish, për veganët tashmë janë një realitet i përhapur, por një start-up i ri në fushën e teknologjsië ushqimore thotë se bifteku i tyre pa mish, i printuar 3D, mund të gënjejë këdo, duke e bërë të mendojë se po ha një biftek të vërtetë.

“Novameat” sqaron se, metoda e saj e printimit 3D me proteina mund të prodhojë një racion me pamjen dhe shijen e një bifteku të vërtetë. Printerit i duhen rreth 20 minita për të printuar në 3D biftekun dhe për të printuar 1 kg biftek, kosto është rreth $30.

Me përmirësimin e teknologjisë, ky çmim pritet të bjerë më tej. Kompania kërkon të ofrojë një alternativë ndaj ushqimit traidicional në një kohë që rritja e popullsisë botërore po sjell gjithmonë e më pranë nesh kërcënimin e pamjaftueshmërisë ushqimore.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist