Një valë tjetër e pandemisë duket se po vjen/ Varianti Delta ‘’mbërthen’’ Shqipërinë!

Written by on 26/08/2021

Në prag të valës tjetër të pandemisë korona varianti Delta po rimbush në Shqipëri shtretërit dhe autoritetet lënë në fuqi masat kufizuese. Kryeministri,Edi Rama, paralajmëroi se vjeshta dhe dimri mund të jenë të vështira për Shqipërinë nga vala tjetër e pandemisë së virusit korona.

“Lufta nuk ka mbaruar. Varianti Delta sapo ka nisur të rimbushë shtretërit,” tha Rama.

Masat ekzistuese që mbeten në fuqi janë vendosja e detyruar e maskave mbrojtëse në mjediset e mbyllura dhe kudo ku ka grumbullime njerëzish; ndalimi i grumbullimeve në mjedise të jashtme të më shumë se 50 vetëve; vazhdimi i orës policore nga 24:00 – 06:00; reduktimi 30 për qind i kapaciteteve njerëzore për aktivitetet sportive, kulturore dhe artistike.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist